LAJMI I FUNDIT:

Therja me thikë në Mitrovicë, i mituri dërgohet në QKUK për trajtim

Therja me thikë në Mitrovicë, i mituri dërgohet në QKUK për trajtim

I mituri i cili sot rreth orës 09:45 gjatë një përleshje është therur me thikë nga një i mitur tjetër është dërguar për trajtim nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi lëndimet janë të rënda.

Kështu thanë për Telegrafin nga zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Sipas tyre, plagët janë në barkë dhe në gjymtyrët tjera të trupit.


“Pacienti është sjellë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe i janë bërë të gjitha shërbimet e nevojshme. Pacienti ka lëndime serioze në bark dhe në gjymtyrë. I njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni për Telegrafin ka thënë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe po merret me rastin.

Ai tha se në këtë rast janë përfshirë dy të mitur, ku i dyshuari është arrestuar.

“Njëri është arrestuar ndërsa tjetri i cili është therë nga mjeti i mprehtë është dërguar në QKUK për trajtim”, ka thënë Preteni.

Ndryshe, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një i mitur, dhe njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori