• Martesa është varri i dashurisë!
• Unë nuk pushtoj; unë nënshtrohem!
• Mirë apo keq, jeta ime është subjekti im dhe subjekti im është jeta ime!
• Ndërkohë e adhuroj Perëndinë, duke vendosur çdo veprim të gabuar nën një ndalesë të cilin përpiqem ta respektoj, dhe ndjej neveri për të ligjtë pa u bërë ndonjë dëm!
• Njeriu i cili ka fuqi të mjaftueshme mbi veten për të pritur derisa natyra e tij të ketë rimarrë baraspeshën e duhur, është njeriu me të vërtetë i mençur, por qeniet e tilla rrallë hasen!
• Për të ardhmen time nuk kam asnjë shqetësim dhe, si filozof i vërtetë, unë kurrë nuk duhet të kem shqetësim, sepse s’e di se cila mund të jetë ajo; si i krishterë, nga ana tjetër, feja duhet të besojë pa dyshim, dhe sa më i fortë është besimi, aq më i heshtur bëhet!
• Zoti pushon të jetë Zot vetëm për ata që mund të pranojnë mundësinë e mosekzistencës së Tij dhe ky konceptim në vetvete është dënimi më i ashpër që mund të vuajnë ata!
• Zot i Madh dhe të gjithë dëshmitarët e vdekjes sime: kam jetuar si filozof dhe po vdes si i krishterë!
• Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar ose për të të bërë që të prekësh qiellin me një gisht!
• Budallai është një i marrë që nuk flet, dhe kështu është më i pranueshëm se i marri që flet!
• Femrat janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën!
• E shkruaj jetën time për të qeshur me veten, dhe ia arrij. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, e më kalojnë si trembëdhjetë minuta. Sa kënaqësi t’i kujtosh kënaqësitë! Po sa vuajtje t’i sjellësh në mendje. Zbavitem sepse nuk trilloj asgjë. Ajo që më nxit është detyrimi që kam, në këtë pikë, për t’i maskuar emrat, nga fakti që nuk mund t’i shpalos gjërat e të tjerëve!
• Duke rikujtuar kënaqësitë që kam përjetuar më parë, i ripërtërij ato, i pëlqej për herë të dytë, teksa qesh me përkujtimin e problemeve të kaluara të cilat më nuk i ndjej!
• Urrejtja me kalimin e kohës vret atë që e ka ushqyer në gjirin e vet!
• Koka dhe zemra janë pjesë vendimtare të karakterit, temperamenti pothuaj nuk ka të bëjë me të, dhe, prandaj karakteri është i pavarur nga edukimi dhe nuk ka të ngjarë që të ndreqet ose të përmirësohet!
• Unë gjithmonë e përshtati ushqimin tim me fizikun tim, dhe shëndeti im është gjithmonë i shkëlqyer!
• Unë e kam dashuruar me adhurim të vërtetën sa që shpesh e kam përdorur gënjeshtrën si mënyrë për t’u paraqitur në mendjet të cilat për bukurinë e së vërtetës nuk dinë asgjë!
• Kam pasur miq që janë treguar të mirë me mua, dhe ka qenë një fat i madh për miq që kam pasur fuqinë t’ju jap atyre prova thelbësore të mirënjohjes sime!
• Do të filloj me këtë rrëfesë: çfarëdo që kam bërë në jetën time, qoftë mirë apo keq, e kam bërë në mënyrë të lirë; unë jam një veprues i lirë!
• Duhet vetëm të kesh guxim, sepse forca pa vetëbesim është e padobishme!
• Dashuria është tri të katërtat kureshtje!
• Sukseset dhe fatkeqësitë e mia, ditët e ndritshme dhe të errëta që i kam kaluar, të gjitha këto ma kanë provuar mua se në këtë botë, qoftë në kuptimin fizik, qoftë në kuptimin moral, e mira vjen nga e keqja, sikurse e keqja vjen nga e mira!
• Dashuria reale është ajo që nganjëherë vjen pas kënaqësive ndjesore: kur është e tillë, është e pavdekshme; forma tjetër pashmangshmërisht dështon, sepse ajo mbështetet kryesisht në fantazi!
• Mendja e një qenieje njerëzore formohet vetëm nga krahasimet e bëra për të shqyrtuar analogjitë, prandaj nuk mund t’i paraprijë ekzistencës së kujtesës!
• Po e nisi me këtë rrëfim: gjithçka që kam bërë gjatë jetës sime, qoftë mirë apo keq, është bërë lirshëm; unë jam një agjent i lirë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ngjyra që simbolizon si jetën ashtu edhe vdekjen

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

Jeta në komunizmin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania