Në vijim të aktiviteteve të fushatës, Hajrulla Çeku u takua për kafe me Salih Krasniqin, kirurgun e UÇK-së, intelektual e veprimtar kombëtar, ndër themeluesit e LDK-së (1989) dhe themelues i degës së saj në Zagreb.

Bashkëbisedimi u fokusua te sfidat që vazhdojnë ta rëndojnë Prishtinën dhe te zgjidhjet konkrete për to, gjersa sipas njoftimit Krasniqi dha përkrahje për Hajrulla Çekun, duke e vlerësuar si njeriun e duhur për ta kthyer qytetin nga e mbara.


"Mes ideve dhe këshillave të dyanshme, të dy u dakorduan: Prishtinës po i vjen ndryshimi i nevojshëm", thuhet në njoftim.