Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj Kanye West u përfshinë në një luftë të ashpër fjalësh në të gjitha rrjetet sociale të premten, duke debatuar për faktin se vajza e tyre e mitur North, ka një llogari në rrjetin social TikTok “kundër vullnetit të reperit”.
Sherri nisi pasi reperi 44-vjeçar, shpërndau një fotografi të Northit, tetë vjeçe, në Instagram duke pyetur në mbishkrimin e saj: “Meqenëse ky është divorci im i parë, duhet të di se çfarë duhet të bëj që vajza ime të futet në TikTok kundër vullnetit tim”, shkruan DailyMail.
Disa orë më vonë, Kim u kthye në Instagramin e saj duke kundërshtuar ‘sulmet e vazhdueshme’ të Kanyet ndaj saj, duke e akuzuar atë se u kishte shkaktuar ‘dhimbje’ familjes së tyre në një deklaratë të gjatë, ku ajo e quajti veten ‘kujdestarja kryesore’ për fëmijët e saj dhe të reperit.
Kanye më pas u përgjigj përsëri, duke fotografuar deklaratën e Kimit dhe duke postuar një përgjigje tjetër, ku thotë: “Çfarë nënkuptoni me kujdestaren kryesore? Amerika ju pa që u përpoqët të kidnaponi vajzën time në ditëlindjen e saj duke mos më dhënë adresën”.
“Më vendose truproje brenda shtëpisë për të luajtur me djalin tim, më pas më akuzove për vjedhje, më duhej të bëja një test droge pas festës së Chicagos, sepse më akuzuat se isha nën drogë. Tracy Romulus ndalo së manipuluari Kimin në këtë mënyrë”, shkroi West.
Tracy Romulus është shefi financiar i Kim Kardashian West Brands dhe një mik i ngushtë i saj.
Në përgënjeshtrimin e gjatë të Kimit për postimin fillestar të Kanyet, ajo shkroi: “Sulmet e vazhdueshme të Kanyet ndaj meje në intervista dhe rjete sociale janë në të vërtetë më lënduese se çdo gjë që North mund të krijojë në TikTok”.
“Si prind që jam dhe kujdestarja kryesore për fëmijët tanë, po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron me mbikëqyrjen e të rriturve – sepse kjo i sjell lumturi”, tha Kim.
“Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanyet për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publike, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, shtoi ajo.
“Që nga fillimi nuk kam dashur gjë tjetër veçse një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkëprindërore sepse është më e mira për fëmijët tanë dhe më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo hap”, tha tutje Kim.
Ajo e përfundoi postimin e saj duke thënë: “Dëshiroj t’i trajtoj të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët tanë privatisht dhe shpresoj se ai më në fund mund t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e fundit për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore”.
Kjo deklaratë vjen vetëm një muaj pasi Kanye tha publikisht në një ‘podcast’ se ai nuk donte që North të shfaqej në rrjetin social TikTok, duke thënë: “Unë nuk jam atje për ta miratuar atë”.
Postimi tregon një filmim të North-it në një video të TikTok-ut që u publikua tri ditë më parë nga llogaria zyrtare e të miturës, që menaxhohet nga nën e saj Kim.
Llogaria me emrin “Kim and North” aktualisht ka 5.5 milionë ndjekës dhe përmban një sërë videosh të Northit bashkë me Kimin.
Llogaria thekson në bio-n e saj që ‘menaxhohet nga një e rritur’, me sa duket nëna e saj.
Muajin e kaluar, Kanye dha një intervistë për Hollywood Unlocked, la të kuptohet se Kim, 41 vjeçe, në një farë mënyre po e pengonte ose po e bënte të vështirë për të që të shihte fëmijët e tyre.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk e donte vajzën e tij në TikTok.
“Mos e shfaqni vajzën time me buzëkuq në TikTok, ose mos e mbani fare atë në TikTok, nëse unë nuk jam atje për ta miratuar atë”, tha ai.
Pavarësisht këtyre komenteve, Kim vazhdoi të publikonte video të saj dhe Northit në llogarinë e tyre të përbashkët në TikTok.
Ndërkohë, në lidhje me temën e qasjes me fëmijët e tij, Kanye tha në ‘podcast’ se ‘asnjë truprojë’ nuk do të ndërhyjë mes atij dhe fëmijëve të tij.
Ai gjithashtu pohoi se truproja e ish-gruas e kishte penguar atë të vizitonte Northin në ditëlindjen e saj më të fundit, duke e ndalur te dera.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të vitit të kaluar dhe marrëdhëniet mes ish-çiftit fillimisht ishin të mira – madje Kim nuk hezitonte që edhe të promovonte albumin e ish-burrit, me titull “Donda”.
Megjithatë, gjërat u përkeqësuan pasi Kim filloi një lidhje romantike me komedianin e njohur Pete Davidson.
Pavarësisht se edhe Kanye ka nisur një lidhje të re me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox, reperi është bërë më armiqësor që nga koha kur Kim nisi të dalë me Peten.
Megjithatë, avokatja e Kimit për divorcin, Laura Wasser, ka mbyllur që atëherë çdo ide se fëmijët po ‘mbahen larg’ nga Kanye.
“Mbajtja larg e Westit nga fëmijët, nga sigurimi apo dikush tjetër, është lajm për ne. Prioriteti i të dyja palëve ka qenë gjithmonë që fëmijët të mbajnë lidhje të forta me secilin prej prindërve të tyre gjatë gjithë këtij tranzicioni dhe më gjerë”, thuhet në deklaratë.
Jashtë çështjeve të tyre të bashkëprindërimit, ka pasur gjithashtu shenja se Kanye nuk është i lumtur për lidhjen e Kardashianit me 28-vjeçaren Davidson.
Muajin e kaluar u pretendua se Kim u detyrua të ndryshonte planet e saj të pushimeve nga Republika Domenikane në Bahamas, sepse reperi kishte planifikuar t’i ndiqte atje.
Në këtë pikë, Kanye sapo ishte takuar me aktoren Julia, 32 vjeçe, në natën e Vitit të Ri në Miami, ku Pete po realizonte shfaqjen speciale të emisionit të tij “Saturday Night Live” me këngëtaren Miley Cyrus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Martohet për herë të dytë Fero

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri