LAJMI I FUNDIT:

Theksi bie te këmbët

Theksi bie te këmbët

Ky dimër ende kërkon me çdo kusht çorapet dhe getat. Prandaj ndjehu në një hap me kohën, duke u frymëzuar nga modelet e larmishme.

Në mijëra variante glamour dhe sexy, çorapet bëhen gjithmonë e më shumë protagoniste në lojën e joshjes e të feminizmit duke na veshur me fantazi dizajnesh ose forma rigoroze gjeometrike, me fije të shndritshme ose nuanca të rafinuara ngjyrash, me dantella e qëndisma. Ky dimër kërkon me çdo kusht çorapet dhe getat. Prandaj ndjehu në një hap me kohën, duke u frymëzuar nga modelet e larmishme

Gjeometri me ngjyrë
Me cirka ose me katrorë, vija horizontale ose vertikale, gjeometri e rregullt ose forma asimetrike. Jeshile, vjollcë, bordo janë ngjyrat që bëjnë tendencë. Është e sigurt që është një dimër shumëngjyrësh.

Më seksi se kaq?!
Që të ndjehesh seksuale dhe seksi, zgjidh çorapet e volla me fashe dantelle deri në kofshë dhe ato me punime provokuese.


Klasiket Chic
Për elegancë të përkryer, syno getat e çorapet ku syri shkon te detajet e rafinuara.

Çorapet e shkurtra
Këto janë vërtet brenda modës së dimrit, në versione gazmore ose provokuese.

Leggings
Ofrojnë mundësi për kombinime pa fund. Janë të pamungueshme këtë vit.

/Telegrafi/