LAJMI I FUNDIT:

Tharmi për flokë të dendur dhe të shëndetshëm

Tharmi për flokë të dendur dhe të shëndetshëm

MASKAT nga tharmi u përgjigjet të gjithë tipave të flokëve dhe janë të pazëvendësueshme në luftën kundër zbokthit. Veç kësaj, ato pengojnë rënien e flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.

– Përzieni një lugë supe qumësht të ngrohtë me një lugë të vogël mjaltë dhe shtoni 20 g tharm apo një qese të vogël tharm prej 7 gramësh.


– Lëreni në një vend të ngrohtë 15 deri 20 minuta, që të bymehet, transmeton Telegrafi.

– Masën e fituar sipas dëshirës qiteni në flokë të palara apo të lara, në flokë të lagura, nga rrënja në drejtim të majave.

th

– Mbështillni me qese najloni dhe me peshqir të ngrohtë, në mënyrë që të krijohen kushte optimale për rritje të kolonive të kërpudhave të tharmit. Me rritjen e tyre, rritet edhe koncentrimi i proteinave, vitaminave dhe mineraleve të cilat depërtojnë në folikula të qimeve. Nëse rrjedh, herën tjetër qitni më pak qumësht.

– Lëreni të qëndrojnë në kokë së paku një orë, mundeni edhe dy deri në tri orë, sa më gjatë, aq më mirë.

– Pastaj lani flokët me shampon, nëse tharmin e keni qitur në flokë të palara, por nëse e keni qitur në flokë të lara, vetëm shpëlani me ujë dhe shtoni pak regjenerator.

– Aromën që do ta ndieni gjatë kohës së ndikimit të maskës do të zhduket pas larjes së flokëve, kur flokët të thahen tërësisht. /Telegrafi/

007