Thanë se kanë zënë aq shumë rob lufte sa që nuk po kanë hapësirë për t’i akomoduar, Kievi publikon pamjet e dorëzimit të ushtarëve rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se kundërofensiva e tyre ka filluar të japë efektet, ku shumë ushtarë rusë po dorëzohen, transmeton Telegrafi.


Madje sipas tij, numri i ushtarëve rusë të zënë rob është aq i madh, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për t’i akomoduar.

E për të mbështetur këto pretendime, ukrainasit kanë publikuar fotografi të ushtarëve të shumtë rusë, që janë dorëzuar dhe shihen të uniformuar dhe shtrirë në tokë.

2 27

Sipas kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, ushtarët e Moskës hodhën në tokë armët dhe u dorëzuan para ushtarëve ukrainas – duke e kuptuar se janë në një situatë të vështirë.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase i ka detyruar forcat ruse që të tërhiqen nga shumë qytete që ishin mbajtur të okupuara nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin i pakënaqur me ushtrinë e tij – ka filluar të shkarkojë krerët e lartë ushtarak, me shpresën se pasardhësit do të jenë më “efektiv”.

3 18

Ndërkaq një video tjetër shfaq helikopterin e ushtrisë ukrainase, i cili fluturon shumë ulët dhe vazhdimisht shkrep raketa në drejtim të objektivave të ushtrisë ruse. /Telegrafi/