LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron për anëtarësimin e Kosovës në Egmont Group

Thaçi uron për anëtarësimin e Kosovës në Egmont Group

Presidenti Hashim Thaçi, ka përgëzuar shtetin e Kosovës që pas një pune disavjeçare ka arritur të anëtarësohet në Egmont Group.

“Kjo është një e arritur e rëndësishme në nivel ndërkombëtar për subjektivitetin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


“Egmond Group është organizatë që bashkërendon përpjekjet e vendeve kundër pastrimit të parave, krimit financiar dhe financimit të terrorizmit”, ka shkruar Thaçi.

“Ky anëtarësim dëshmon se vendi ynë i ka përmbushur standardet më të larta në këtë sektor dhe i përgëzoj të gjitha institucionet shtetërore që u angazhuan për të bërë të mundur këtë”, thuhet në postimin e Presidenit./Telegrafi/