LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon arsyen e takimit me Kasamin

Thaçi tregon arsyen e takimit me Kasamin

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, në një takim me strukturat partiake në Studeniçan të Shkupit ka treguar arsyen se pse nuk është arritur marrëveshje parazgjedhore me Lëvizjen Besa.

Thaçi ju tha mbështetësve të partisë se takimi ishte bërë me Kasamin me qëllim që të bashkëpunojnë para zgjedhjeve lokale por një bashkëpunim i tillë nuk u arrit.
”Nuk është e udhës të tregohen detajet e bisedës, por bashkëpunimi nuk u arrit me Lëvizjen Besa.” tha Thaçi, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Thaçi gjithashtu tha se ligji për gjuhët që u miratua në Qeveri të Maqedonisë është i njejti që është miratuar sot e 15 vite dhe nuk ka përparim nga kjo situatë. /Telegrafi/