LAJMI I FUNDIT:

Thaçi telefonon komisionerin Hahn, flasin për liberalizimin e vizave

Thaçi telefonon komisionerin Hahn, flasin për liberalizimin e vizave

Ndonëse kosovarët janë në pritje për lajmin se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit për ta, ende gjithçka mbetet e paqartë.

Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit nga Komisioni Evropian (KE), me të cilin do të vlerësohet nëse vendi e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizim të vizave, atë të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn.


Ai në profilin e tij në Twitter ka shkruar se gjatë kësaj bisede janë diskutuar sipas tij, hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova Komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka theksuar Thaçi.

Ndryshe, pushteti në Kosovë tash e disa vite kanë deklaruar se vendi do ta marrë liberalizimin e vizave, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Madje, kryeministri Haradinaj, kur e kishte marrë timonin e Qeverisë, pati deklaruar se brenda 90 ditësh kosovarët do të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen.

Njëra nga kushtet kryesore për ta marrë liberalizimin e vizave ishte thënë nga zyrtarët e BE-së është kalimi i marrëveshjes se demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por që disa muaj pas këtij votimi ende nuk dihet se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.

Ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, javë më parë pati deklaruar se fundi i qershorit, dhe më së largu 11 korriku sipas saj, janë datat kur pritet që Komisioni Evropian ta japë rekomandimin për heqjen e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori