LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Të rinjtë tonë u vranë tradhtisht në armatën jugosllave

Thaçi: Të rinjtë tonë u vranë tradhtisht në armatën jugosllave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar të rinjtë e vrarë në armatën jugosllave, të cilët tha se u vranë tradhtisht.

Thaçi në akademinë përkujtimore me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në ish-APJ, tha se vrasjet e tjera si e Jetullahut, varrosën idenë se populli jonë mund të jetojë nën Serbinë.


“Vrasja e birit tuaj ishte e rëndë për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, por ajo që tregoi madhështinë tuja ishte qëndrimi juaj, ku dërguat mesazhin e pajtimit. Ju refuzuat që armata jugosllave të marr pjesë në varrimin e djalit tuaj, fajtori kryesor i krimit, ju me qëndrimin tuaj treguat që ajo nuk ishte vetëvrasje por vrasje”, tha ai.

Sipas tij, kjo listë e gjerë e të vrarëve në ushtrinë jugosllave, është mesazhi tregues se këto vrasje kishin një qendër, siç është politika e Beogradit.

Kurse, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka deklaruar se lufta çlirimtare ishte e drejtë, prandaj gjeti përkrahjen e gjithë botës demokratike.

Ai shtoi se Jetullahu u bë personifikim i të riut që mbi të gjitha e ka atdheun dhe familjen, por fatkeqësisht pushteti serbo-sllav vrau në moshë të ri, pasi pushtuesi serb e shihte si ther në sy.

“Ashtu siç ishte e rëndë dhimbja e familjes, e rëndë dhe skandaloze ishte arsyetimi i pushtetit jugosllavë, kinse vetëvrasje. Kjo akademi për Jetulla Deskun na kthen në rrugëtimin që bëri populli ynë për të fituar lirinë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori