LAJMI I FUNDIT:

Thaçi sërish i hip autokombajnës

Thaçi sërish i hip autokombajnës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sapo është kthyer nga Turqia dhe menjëherë ia ka mësyrë arave të mbjella me grurë.

Zyra për Informim e Presidencës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka treguar se sot presidenti Thaçi do ta vizitojë fermerin Xhevat Uka në fshatin Prelez i Jerlive të Komunës së Ferizajt, kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër.

Sa herë që i ka monitoruar nga afër korrjet e grurit, Thaçi gjithmonë i ka dëshmuar edhe aftësitë e tij në vozitjen e autokombajnës, gjë që pritet ta bëjë edhe sot.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, deri më tash janë korrur rreth 10 për qind e sipërfaqeve të mbjella me grurë./Telegrafi/