LAJMI I FUNDIT:

Thaçi sërish i ‘han’ fjalët, takohet me Lushtakun e Gashin të cilët kanë aktakuzë për posedim të paautorizuar të armëve

Thaçi sërish i ‘han’ fjalët, takohet me Lushtakun e Gashin të cilët kanë aktakuzë për posedim të paautorizuar të armëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, muajin e kaluar e kishte ‘ekzagjeruar’ një princip të tij sa i përket takimeve zyrtare, duke deklaruar se njerëz që ‘kanë probleme me ligjin’ nuk mund të jenë prezentë në takimet e tij.

Këtë deklaratë, e kishte dhënë pas takimit të kryeministrit Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Listës Serbe.


Gjatë kohës kur Thaçi po vizitonte një fabrikë vendore u pyet lidhur me takimin e Haradinajt me Milan Radojçiqin dhe Goran Rakiq, nënkryetari dhe respektivisht kryetari i Listës Serbe.

Ai potencoi se si President mund të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por sipas tij jo me ata që kanë probleme me ligji.

“Unë takohem me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të diskutuar për hapat të mëtutjeshme të vendit në procesin euroatlantik… por edhe për të komunikuar dhe për t’iu shërbyer të gjithëve. Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, ka thënë Thaçi.

Sami Lushtaku shtron sofër me raki e birra për Thaçin e Majkon
Lexo po ashtu Sami Lushtaku shtron sofër me raki e birra për Thaçin e Majkon

Por, Thaçi i ka hëngër fjalët veta.

Ai, të mërkurën është takuar pikërisht më njerëzit që kanë aktakuzë, për posedim të paautorizuar të armëve. Ish kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku dhe Ministrin e Diasporës, Dardan Gashi.

Rishtazi, Sami Lushtaku u bë pjesë edhe një aktakuze që ka të bëjë me mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve

Prokuroria e Gjakovës në maj kishte ngritur aktakuzë për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi së bashku me  pesë persona të tjerë, përfshirë Sami Lushtakun.

Në fund të vitit të kaluar, në medie u publikua videoja që u tha se është xhiruar në festën që Fatmir Limaj e organizuar në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, policia dhe prokuroria kishin filluar hetimet.

Në video shihet që Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe i liruari tjetër nga akuzat Endrit Shala, gjuajnë me armë pa kontroll, vetëm duke hapur dritaret e odës ku festojnë lirimin e Limajt.

Duhet kujtuar se Thaçi në vazhdimësi takohet me Lushtakun, duke e konsideruar mik të afërt.

Më parë gjatë shkurtit, Thaçi ka dekoruar Lushtakun me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori