Thaçi reagon ndaj KRM "Pastrimi": Që nga 1 qershori nuk e prekë asnjë qytetar të Obiliqit


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeshefit të KRM “Pastrimi”, duke theksuar se problemet e kësaj ndërmarrjeje nuk do të ndikojnë tek qytetarët e komunës.
Thaçi theksoi se, komuna vlerëson se vendimet e marra nga KRM “Pastrimi” janë të njëanshme dhe se përpjekjet për t’ia atribuar fajin institucioneve lokale për situatën aktuale janë të pabazuara.
“Qytetarët e Obiliqit nuk do të paguajnë çmimin e paaftësisë së askujt. Obiliqi nuk do të mbahet peng nga një menaxhim i dështuar”, thuhet në reagim.
Komuna akuzon drejtuesit e ndërmarrjes për shmangie të përgjegjësisë dhe përpjekje, në vend që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballet kompania. Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve përmes mjeteve ligjore dhe institucionale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































