Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ndërsa biseduan për rëndësinë e konsolidimit të mëtutjeshëm të sektorit të drejtësisë.
Në takim u konstatua se është bërë progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga shpallja e pavarësisë, si dhe u konfirmua nevoja që të punohet edhe më tutje për të garantuar funksionim sa më të mirë dhe efikas të gjyqësorit dhe institucioneve tjera në sektorin e drejtësisë.
Presidenti Thaçi në këtë takim shprehu përkrahjen për punën për plotësimin e Kodit Penal dhe inkurajoi angazhimin për përfundim sa më të shpejtë të kësaj nisme.
“Kosova ka Kodin Penal më të mirë në rajon. Por, nëse identifikohet ndonjë mangësi është e nevojshme që sa më parë të plotësohen këto mangësi”, u shpreh presidenti Thaçi.
“Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë”, shtoi presidenti Thaçi.
Ndërsa, ministrja Hoxha konfirmoi përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi në Kosovë dhe tregoi kahun e angazhimit të saj si ministre e re e drejtësisë mbi parimin se askush nuk do te jete mbi ligjin dhe se nuk do këtë standarde të dyfishta, sepse të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.
“Rishikimi strategjik i sektorit të sundimit të ligjit do të jetë prioritet i imi së bashku me reformimin e legjislacionit për efikasitet sa më të lartë në këtë sektor”, u shpreh ministrja Hoxha.
Presidenti Thaçi shprehu përkrahjen e tij për punën e ministres së re.
“Sundimi i ligjit është çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDosja ndaj të dyshuarëve për spiunazh - 'Kanë udhëtuar shpesh në Serbi'
Nis takimi Bislimi – Lajçak në Qeveri
I akuzuari Muhamet Alidemaj thotë se kur ndodhi masakra e Izbicës, kishte qenë tek axha duke e festuar Bajramin
Kurti tha se partitë opozitare nuk mund t'i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht, flasin nga LDK-ja dhe AAK-ja
Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën
Temperaturat e larta, doktoresha Pranvera Krasniqi, jep disa këshilla për të moshuarit dhe fëmijët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman