Puna përgatitore për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë në Bruksel, është duke vazhduar, thonë zyrtarët e institucioneve të larta të vendit. Sipas tyre, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të përfundonte me njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve.
Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se presidenti i vendit është duke punuar në të gjitha rrafshet për ndërtimin e një Ekipi të Unitetit apo një grupi gjithëpërfshirës, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në fazën, siç e ka quajtur ai, përfundimtare të dialogut në Bruksel. Sipas tij, me grupin e unitetit nënkuptohen përfaqësuesit e partive politike parlamentare.
“Nëse partitë politike parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të arrijnë të gjejnë një konsensus të tillë, që të merren vesh aty dhe të nxjerrin një rezolutë të përbashkët për këtë çështje, aq më mirë. Mirëpo, nëse jo, atëherë pse jo edhe presidenti, si përfaqësuesi më i lartë institucional dhe si përfaqësues i unitetit të popullit dhe i partive politike, mund të krijojë ekipin politik për qëllimin e njëjtë. Kështu që, në cilëndo formë që të bëhet, suksesi është i garantuar. Ajo çfarë është më e rëndësishme, është që të ketë konsensus të gjerë politik për këtë çështje, ndërsa mënyra se si do të ndërtohet kjo, mendoj se është e një rëndësie dytësore”, thotë Çollaku.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se Kuvendi i Kosovës tashmë e ka të miratuar një rezolutë, me të cilët i autorizon krerët institucionalë të Kosovës për dialog me Serbinë. Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria është e angazhuar për arritjen e një konsensusi ndërmjet partive politike për krijimin e një grupi gjithëpërfshirës për përfaqësim të vendit në dialogun me Serbinë.
Por, përfaqësuesit e partive politike parlamentare në vend, tashmë kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës apo të unitetit për dialogun me Serbinë. Përderisa Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë kundër dialogut pa kushte me Serbinë, si dhe kundër asaj që përfaqësimin e Kosovës në dialog ta udhëheqë presidenti Thaçi, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar në parim mundësinë e krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës. Megjithatë, sipas tyre, për nivelin e përfaqësimit politik në dialog, fjalën e fundit duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, si dhe ka shprehur mendimin që dialogun duhet ta udhëheqë Qeveria dhe jo nga presidenti.
Por, Çollaku konsideron se kjo qasje e partive opozitare është e gabuar, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës i përcakton qartë rolet e institucioneve të larta.
“Në këtë rast, dialogu është një çështje e politikës së jashtme dhe Kushtetuta e përcakton qartë që me politikë të jashtme udhëheqë presidenti i vendit. Mirëpo, do të ishte tepër e mirëseardhur në qoftë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të kishte ndërgjegje dhe vetëdije të lartë politike, që të arrijë një konsensus të tillë, të gjerë, për një çështje kaq të rëndësishme, siç është dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kështu që, ne e mirëpresim një konsensus të tillë, nëse ai buron nga Kuvendi. Mirëpo, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë sigurisht që Presidenti i Republikës së Kosovë nuk do ta lë peng një proces të tillë për shkak të divergjencave brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thotë ai.
Ndërkaq, Matoshi thotë se më e rëndësishme është arritja e një konsensusi ndërmjet partive politike parlamentare për dialogun me Serbinë sesa çështja se kush do t’i prijë ekipit në dialog.
Rreth dy muaj më parë, në një debat të organizuar ndërmjet shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, ishte kërkuar që legjislativi të ketë rol shumë më aktiv në procesin e dialogut, si dhe për marrëveshjet e arritura me Serbinë. Përfaqësimi politik në dialog, deri më tash, ishte në nivelin e kryeministrave, por në dy takimet e fundit, gjatë këtij viti, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë përfaqësuar Kosovën dhe Serbinë nga pozitat e presidentëve. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës