LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Përçarja dhe armiqësimi i shqiptarëve po na vret më shumë se plumbat e Serbisë

Thaçi: Përçarja dhe armiqësimi i shqiptarëve po na vret më shumë se plumbat e Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë në “Opinion” ka folur edhe për përçarjet e spektrit politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.

Thaçi ka thënë se nuk duhet që fushatat elektorale të niveleve lokale apo kombëtare të barten në nivel të patriotizmit të rrejshëm dhe jopatriotizmit.

“Është krijuar një rrethanë, se tash duhet dështimet e veta në politikën në Tiranë dikush t’i bart në përçarjen e skenës politike në Kosovë dhe nëse mendon ndryshe je tradhtar, je i poshtër, je proserb, punon për Serbinë e Madhe. Unë, gjatë tërë jetës sime, ia kam kushtuar angazhimin tim lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe ndjehem shumë krenar. Unë, kam marr pushkën me luftu kundër Serbisë dhe ata plumba që kanë qenë të drejtuar kundër meje dhe bashkëluftëtarëve, nuk kanë qenë më të rëndë sesa ky mllef për të nxitur sot armiqësi mes shqiptarëve kudo që janë apo pretendimi për të krijuar skema armiqësore”, ka thënë Thaçi.


Presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova është në rrugë të drejtë dhe është një proces i pandalshëm i perspektives evropiane dhe i anëtarësimit në NATO.

“Është me fat që nuk udhëheq asnjë parti politike dhe asnjë angazhim nuk e bëjë për të fituar ndonjë votë sot për nesër në garën elektorale. I tërë synimi im është që të siguroj një njohje globale për Kosovën dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që të sjellë njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se në krijimin e kësaj situate kanë kontribuar edhe disa ambasada të huaja, të cilat agjendat e tyre për të dominuar i kanë bartur tek disa parti politike me të cilat bashkëpunojnë me shumë, prandaj duhet të ketë unitet edhe mes tyre, sidomos mes vendeve të Kuintit, që të shtensionohet kjo gjendje brenda spektrit politik shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori