LAJMI I FUNDIT:

Thaçi organizoi meshë në Vatikan për Nënë Terezën (Foto)

Thaçi organizoi meshë në Vatikan për Nënë Terezën (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka organizuar meshë për Nënë Terezën pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan në të cilën edhe një herë është kujtuar jeta, vepra dhe shembulli që ajo ka dhënë për botën.

“Në këtë meshë, përveç presidentit Thaçi, kanë marrë pjesë edhe shumë përfaqësues të korit diplomatik në Romë, përfshirë edhe përfaqësuesit diplomatik të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Mesha e kremtuar në kishën e Shën Gregorit u udhëhoq nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, i cili është edhe njëri prej deponuesve të mrekullisë së Nënës Terezë, që mundëson shenjtërimin e saj”, thuhet në njoftimin për media.


Shenjtërimi i Nënës Terezë, sipas presidentit Thaçi, është mesazhi më i mirë që Vatikani bënë për një personalitet që dashurinë dhe shpirtin e saj solidar ia ka dhuruar njerëzimit.

“Ai shpirt solidar, ai mirëkuptim i saj, ato mesazhe të dashurisë, të kujdesit ndaj të gjithëve, ndaj njerëzve me nevojë kudo në botë, tregojnë edhe shpirtin e origjinës së saj, që ka qenë i mishëruar me vlerën e saj humane, njerëzore, që i ka dërguar gjithë botës. Shenjtërimi nuk është vetëm nder për kombin shqiptar, por është nderim edhe për vlerat universale që Nënë Tereza i ka përçuar anë e kënd botës”, ka thënë Thaçi, për shenjtërimin e Nënës Terezë.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, muaj më parë kishte miratuar dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ceremoni kjo që do të mbahet më 4 shtator të këtij viti në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan./Telegrafi/

Photo5

Photo9

Photo10

Photo13

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori