LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nga Prekazi kërkon bashkim për ta fuqizuar shtetin

Thaçi nga Prekazi kërkon bashkim për ta fuqizuar shtetin

Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”në Prekaz, ku tha se janë  për të marr energji të reja në konsolidimin dhe forcimin e shtetit, si dhe për ta anëtarësuar Kosovën në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ai tha se sot është ngjarja më kulmore, pasi shënon Epopenë e UÇK-së, sakrificën legjendare të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari.


“Sot është dita e unitetit dhe bashkimit qytetarëve pa shikuar dallime partiake, fetare, etnike, për t’u bashkuar edhe njëherë në përpjekjet tona për të fuqizuar edhe më tepër vendin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa i pyetur se a do të vizitojë familjen Jashari, Thaçi nuk ka dashur të komentojë.