LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në dialogun me Serbinë duhet të ketë një situatë “Win-Win”

Thaçi: Në dialogun me Serbinë duhet të ketë një situatë “Win-Win”

Kosova nuk ka frikë nga ligji dhe drejtësia. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, prandaj Gjykata speciale i jep Kosovës një mundësi tjetër për të dëshmuar përgjegjësinë e saj si shtet. Kështu thotë Presidenti Hashim Thaçi në intervistën ekskluzive që botohet sot nga gazeta prestigjioze austriake Die Presse.

Përsa i përket dialogut me Serbinë, ai ka theksuar se “dialogu nuk është një lojë boksi, ku fiton vetëm njëra pale, por sipas tij “do të duhet të këtë një situatë “win-win” për të dyja anët, transmeton RTKlive.


“Kisha një takim ekselent me kancelarin Sebastian Kurz dhe kam mundur të flas edhe me presidentin Alexander Van der Bellen. Më herët e kam takuar në Prishtinë Ministren e jashtme Karin Kneissl in Prishtina. Në tre dekadat e fundit, Kosova e ka pasur gjithmonë mbështetjen e spektrit politik austriak dhe për këtë jam falënderues”,ka deklaruar Thaçi.

I pyetur rreth sinjaleve për kontestimin e mëvetësisë shtetërore të Kosovës, presidenti Thaçi është shprehur “Jam i vetëdijshëm se ka pasur të tillë zëra. Megjithatë, me rëndësi është se në mbështetjen e shtetit të Austrisë për Kosovën nuk ka ndryshuar asgjë. Austria edhe më tej angazhohet për perspektivën evropian të shteteve të Ballkanit dhe ne shpresojmë se përmes udhëheqjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Austria, do të krijohet edhe një dinamikë më e madhe për këtë”

Duke folur rreth Samitit të fundit në Sofje, Thaçi theksoi se ishte samiti i parë i këtij lloji ku Kosova u prezantua si shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo u përshëndet nga të gjithë.

“Natyrisht, aty u bë e qartë edhe një herë se Kosova ashtu dhe vendet tjera të Ballkanit duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë dhe të vazhdojnë me reforma nëse duan anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Presidenti Thaçi shtoi se Spanja ishte e përfaqësuar në samit edhe pse në një nivel tjetër.

“Deklarata përfundimtare është përkrahur nga të gjithë dhe është respektuar pjesëmarrja jonë. E kuptoj që kjo është një temë e rëndë për Madridin, por çdo krahasim midis Spanjës dhe Serbisë së Millosheviqit si dhe të Katalonisë me Kosovën është i gabuar. Unë kam respekt të plotë për traditën demokratike të Spanjës. Në Kosovë ka pasur gjenocid të kryer nga Serbia. Spanja për ne është një vend mik”, tha ai.

Thaçi njëkohësisht ka shprehur keqardhjen që në jemi vendi më i izoluar në Evropë, duke theksuar se është shumë i gëzuar që është president i një vendi, popullata e të cilit është më proevropiane dhe proamerikane në rajon.

Duke folur rreth shtetit rus, Thaçi shtoi se Kosova nuk e sheh si armik Rusinë.

“Politika e Moskës më shumë ka të bëjë me solidaritetin për Serbinë se sa me kundërshtimin e Kosovës. Unë pres që Kosova të njihet edhe nga Rusia. Me këtë veprim Rusia do t’i ndihmonte Serbisë të çlirohej nga mitet e rrejshme”, tha Thaçi.

Ai ka folur edhe për raportet me Turqinë, dhe dialogun me Serbinë ku ka theksuar se ka ngecje në këtë aspekt

” Në samitin e Sofjes jemi marrë vesh me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq se arritja e një marrëveshjeje nuk ka alternativë. Dialogu është proces i vështirë i cili do tu shkaktojë kokëçarje të gjitha palëve. Por kjo nuk është një lojë boksi ku fiton vetëm njëra palë. Do të duhet të këtë një situatë “win-win” për të dyja anët. Ne duam njohje të ndërsjellë. Nëse tani nuk e shfrytëzojmë shansin për një zgjidhje, do të humbin edhe një dekadë tjetër pastaj. Në një rast të tillë do të na mallkojnë fëmijët tanë. Për ne është me rëndësi që procesi të startojë kur Austria të marrë udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian”, u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, ku ka theksuar se “ne nuk kemi frikë nga ligji dhe drejtësia, sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Ushtria Clirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë. Unë nuk mund të them se çdo ushtar ka qenë një engjëll, por çështja jonë ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale i jep Kosovës një mundësi tjetër për të dëshmuar përgjegjësinë e vet si shtet”.

I pyetur se a mund të jetë emri i tij në listën e të akuzuarëve, Thaçi deklaroi se ” unë nuk kam informacione për këtë. Kjo është çështje e drejtësisë. Në fakt unë nuk dëshiroj të komentojë spekulime të tilla”./RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori