LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Davos, bashkë me Trumpin, Makronin e liderë të tjerë botërorë

Thaçi në Davos, bashkë me Trumpin, Makronin e liderë të tjerë botërorë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ai francez, Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair, dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në Forumin Botëror më të madh ekonomik që organizohet në Davos të Zvicrës.

Në mesin e tyre, i vetmi i ftuar nga Kosova do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra për Informim e Presidentit ka konfirmuar për “Zeri.info”, se Thaçi do të jetë pjesëmarrës në Forumin më të madh ekonomik botëror.


Sipas Zyrës, gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të zhvillojë shumë takime, për të shtyrë përpara agjendën e njohjes dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

Zyra për Informim ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të japin informacione shtesë lidhur me agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Davos.

Në këtë forum do të marrë pjesë, po ashtu, presidenti i Brazilit, Argjentinës, Zvicrës, dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.

Ky forum mbledh shumicën e liderëve më të fuqishëm të botës, të cilët përbëjnë përfaqësues të shteteve anëtare të G7 dhe G20.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori