LAJMI I FUNDIT:

Thaçi merr mbështetjen e mbretit të Jordanisë, për Kosovën në INTERPOL

Thaçi merr mbështetjen e mbretit të Jordanisë, për Kosovën në INTERPOL

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York ka takuar sot edhe mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj Jordanisë për mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e shtetësisë së Kosovës, përmes shtimit të numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Thaçi dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë kanë biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar, bashkëpunimit në fushën e sigurisë  si dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha tjera.


“Kosova ka nevojë për mbështetjen e Jordanisë për të jetësuar anëtarësimin në Interpol, por gjithashtu për të lobuar te vendet të ndryshme për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër,  mbreti Abdullah II i Jordanisë ka theksuar se Republika e Kosovës mund të llogaris në mbështetjen e Jordanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi gjatë ditës pritet të zhvillojë edhe shumë takime tjera me krerë të shteteve të ndryshme botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori