LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën, hap drejt marrëveshjes finale me Serbinë

Thaçi: Marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën, hap drejt marrëveshjes finale me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara.

“Edhe një arritje e rëndësishme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sot, në Munih, u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, e cila do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve. Kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Faleminderit presidentit Trump për lidershipin dhe ambasadorit Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara”, shkruan Thaçi.


Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën hekurudhore dhe autostradën 
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi për linjën hekurudhore dhe autostradën 

Ndryshe, sot në orët e paradites Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha, përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Marrëveshjet janë nënshkruar me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell, ka thënë se ai është i fokusuar në zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, edhe dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, janë pajtuar se fokusi duhet të jetë avancimi në aspektin ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori