LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kuvendi duhet ta dënojë gjenocidin serb dhe të kërkojë drejtësi

Thaçi: Kuvendi duhet ta dënojë gjenocidin serb dhe të kërkojë drejtësi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.

Thaçi ka thënë se sot kujtojmë me pietetin më të lartë, me respektin dhe nderimin më të lartë shtetëror martirët e Korishës dhe fshatrave përreth, që ranë para 20 vjetësh.

“Gra, fëmijë e pleq, civilë shqiptarë, u vranë në rrethana që i imponoi shteti i Serbisë. Në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, nga oborret e tyre, nga trojet e tyre dhe dhunshëm u ngarkuan në rimorkio të zënë rob, për t’i bllokuar deri në momentin që ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë presidenti Thaçi.


I pari i vendit ka thënë se kjo masakër dhe martirët në Korishë janë direkt viktima të gjenocidit të shtetit të Serbisë, të spastrimit etnik nga ana e shtetit të Serbisë.

Ai ka thënë se është mirë që më në fund, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur që në mënyrë të bashkuar të lëvizet përpara me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve tjera pasuese, ku dënohet qartë gjenocidi i Serbisë i kryer në Kosovë dhe kërkohet drejtësi nga të gjitha instancat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori