LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kurrë s’do ta harrojmë kontributin e Francës për lirinë dhe shtetin e Kosovës

Thaçi: Kurrë s’do ta harrojmë kontributin e Francës për lirinë dhe shtetin e Kosovës

Presidenti vendit, Hashim Thaçi, sonte ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë për 14 korrikun, Festën Kombëtare të Francës.

Thaçi ka thënë se 14 korriku është një datë që ka siguruar një vend shumë të veçantë, jo vetëm në historinë e Francës, por edhe gjithë Evropës dhe mbarë Perëndimit.

“Liria, barazia dhe vëllazëria si parime themelore të revolucionit francez kanë qenë dhe mbeten frymëzuese për të gjithë ne edhe këtu në Kosovë”, ka thënë Thaçi.


Kreu i vendit ka theksuar se liria e Kosovës është vlerë supreme evropiane dhe perëndimore.

“Liria e Kosovës na bëri bashkë në vitin 1999. Shteti i Kosovës na bashkoi sërish në vitin 2008. Tani, Kosova dhe Franca, si dhe Kosova e Perëndimi janë së bashku në promovimin e vlerave më të mira politike dhe ekonomike të demokracisë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm që si shtet i ri kemi edhe shumë sprova në rrugëtimin tonë.

“Do të jemi këmbëngulës që synimet tona, të shtetit të Kosovës, t’i realizojmë sa më parë që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Do të dëshmojmë që e meritojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi më tej ka theksuar se për realizimin e këtij synimi llogarisim edhe në ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e madhe që Kosova ka me Francën.

“Franca dhe populli i saj kanë qenë me ne në ditët më të rënda, më të errëta të luftës dhe në vitet e bërjes së shtetit dhe tash të perspektivës euroatlantike. Prandaj, më lejoni që t’iu falënderohem me këtë rast të gjithë atyre grave dhe burrave të Francës që kontribuuan në politikë, në diplomaci, në KFOR, në EULEX dhe në të gjitha institucionet tjera civile, që ecëm bashkërisht me vendosmëri në arritjen e një ardhmërie të sigurt të Kosovës”, ka theksuar presidenti.

Presidenti Thaçi ka thënë se kurrë nuk do ta harrojmë kontributin e Francës për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori