Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, se Serbia është e gatshme t’i dërgoj forcat e saj ushtarake, nëse ndodh sërish ndonjë ‘provokim’ nga autoritetet në Prishtinë.
Përmes një deklarate për media, Thaçi ka thënë se kërcënimet e tilla flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit.
“Jam i kënaqur që është shmangur tensionimi i situatës politike dhe i sigurisë në Kosovë e rajon, duke ndaluar hyrjen eventuale ilegale të trenit propagandistik të Serbisë në territorin e Kosovës.
Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Për këtë qëllim kemi hapur vendkalime kufitare të reja me fqinjët dhe kemi arritur marrëveshje që mundësojnë kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, që të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin pa pengesa.
Në periudhën e fundit, si pjesë e një skenari të vjetër, Serbia fatkeqësisht ka ndërmarrë një fushatë të provokimeve të vazhdueshme që kanë për qëllim të prodhojnë tensione në Kosovë dhe në rajon.
Pjesë e këtij skenari ishte edhe shndërrimi i trenit në mjet propagandues, duke e veshur me mesazhe dhe fotografi që kishin për qëllim provokimin dhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe që ishin në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat evropiane e ndërkombëtare.
Për të ndaluar këtë skenar, autoritetet e Kosovës vlerësuan se është në interes të paqes dhe stabilitet në rajon që të mos lejohet hyrja ilegale e trenit propagandues. Prandaj, organet e rendit dhe sigurisë morën masa që të pengohet cenimi i integritetit dhe sovranitet të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.
Shpresoj se autoritetet e Serbisë e kanë kuptuar se veprimi i tyre ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me frymën e dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në rajon.
Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.
Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor.
Përkundër kësaj gjuhe të vjetër kërcënuese dhe provokuese që vjen nga Serbia, unë bëj thirrje që të vazhdohet me rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe implementimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve dhe të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kosova si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim në shërbim të paqes dhe stabilitetin në rajon” (sic.), ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stojkovski: Kanë mbërritur shumica e barnave në Onkologji, së shpejti edhe dy ilaçe tjera
Behluli: Programi i PDK-së për arsim do të ndërtojë të ardhmen e Kosovës
Programi i PDK-së për zhvillim dhe paga të dinjitetshme, Isak Shabani: Kërkesat e qytetarëve do t’i kemi prioritet
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze