Thaçi flet për gazetën zvicerane: I jemi gëzuar shqiponjës në botëror, me më shumë dëshirë do të donim që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët të luajnë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë shqiponjën për gazetën prestigjioze zvicerane “20 minuten”, e cila e kishte ndezur debatin në Zvicër rreth shqiponjës që futbollistët me prejardhje kosovare, Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, e kishin bërë në Serbi.
Kjo prestigjioze zvicerane sot ka publikuar një intervistë të gjatë me presidentin Thaçi, të cilën e ka titulluar “I jemi gëzuar shqiponjës”, në ballinën e saj.
Thaçi për 20 minuten ka thënë se Kosova dhe Zvicra kanë raporte të shkëlqyera dhe pjesa më e madhe e diasporës sonë në botë jeton kryesisht këtu.
Mediumi prestigjioz zviceran ka folur me Thaçin edhe për bashkëjetesën e kosovarëve dhe serbëve që jetojnë në Zvicër, e cila pas lojës në mes Zvicrës dhe Serbisë ishte lëkundur.
“Sporti i bënë njerëzit bashkë. Mirëpo, kjo ndeshje ishte shumë emocionale”, ka thënë Thaçi, i cili është pyetur edhe nëse i pengon që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët luajnë për Zvicrën.
“Unë me gjithë dëshirë do të doja t’i shihja të luanin për ne. Mirëpo ne jemi të lumtur gjithashtu, që ata i shohim duke luajtur për Zvicrën. Vendimi ju takon atyre”.
“Unë i njoh familjet e tyre. Janë familje shumë të mira, që kanë pasur angazhim të madh për çështje kombëtare. Ne shumë mirë e kemi përjetuar shqiponjën dykrerëshe, gjatë shënimit të golave”, ka thënë Thaçi.
I pyetur nëse Zvicra është një model për Kosovën, Thaçi ka thënë se qëllimi ynë është të jemi Zvicra e Ballkanit.
“Prej bashkëjetesës në mes të shumë popujve, etnive të ndryshme e deri te zhvillimi ekonomik, mirëqenia dhe paqja”, ka thënë Thaçi.
Por, kreu i shtetit, ka thënë se pavarësisht se ku jetojnë, shqiptarët janë njësoj.
“Mirëpo, sigurisht se i gëzohem faktit se shqiptarët që jetojnë në Zvicër po integrohen ditë e më shumë. Ekipi zviceran i futbollit i ka në Kosovë përafërsisht dy milionë simpatizues. Është kënaqësi të gjithë këta njerëz (kosovarët nga Zvicra, shënim i redaksisë) gjatë verës t’i takosh dhe t’i përshëndesësh. Ata nuk sjellin me vete përvojë të çmueshme, por edhe të holla dhe investime”.
“Edhe pse gjenerata ngadalë po ndërrohet. Njëkohësisht, unë i gëzohem faktit se ata e kanë mundësinë të jetojnë një jetë dhe kanë një trajtim shumë të mirë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi është pyetur nga 20 minuten edhe për çmimet e larta të biletave të aeroplanëve nga Zvicra për Kosovë, e cila shpeshherë ishte edhe temë diskutimi në forumet zvicerane.
“Për sa i përket çmimeve të biletave, ne e kemi një treg të lirë dhe të pavarur. Oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimet. Mirëpo, ata që mashtrojnë me çmime, ata duhet të ndëshkohen në përputhje me ligjin. Në lidhje me mashtrimin jam i pakompromis, atë duhet luftuar”, ka thënë Thaçi. /Kosovapress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania