Thaçi falënderon popullin dhe qeverinë e Bangladeshit për njohjen e Kosovës

14:"Ridvan Slivova
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Bangladeshi.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një proces i pandalshëm.
“Faleminderit popullit dhe Qeverisë së Bangladeshit për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është një proces i pandalshëm”, ka shkruar Thaçi.
Bangladeshi është bërë shteti i 114 që ka njohur Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë më 2008./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































