Për presidentin e zgjedhur Hashim Thaçi, Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit shqiptar.

“Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi, teksa ka shtuar se këtë ngjarje e kujton me një foto të bërë para 23 vjetëve në një nga qendrat e Gardës Kombëtare në Tiranë, në mars 1993.


"Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot këtë ngjarje e kujtoj me këtë foto të bërë para 23 vjetëve në një nga qendrat e Gardës Kombëtare në Tiranë, në mars 1993. HTH", ka shkruar Thaçi.

thaci me adem jasharin