LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Vuçiq nuk u takuan në Nju Jork, por pati përplasje të Pacollit me Vuçiqin e Daçiqin

Thaçi e Vuçiq nuk u takuan në Nju Jork, por pati përplasje të Pacollit me Vuçiqin e Daçiqin

Delegacioni i Kosovës në SHBA, presidenti Hashim Thaçi dhe zv/kryeministri Behgjet Pacolli u panë shkarazi në Nju Jork, në selinë e OKB me krerët delegacinin serb, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

“Kë e ke quajtur gënjeshtar?”, thuhet t’i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiqit, i cili deklaratën e Pacollit se, Kosova i ka votat për UNESCO,  e kishte quajtur gënjeshtër.


“Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përseri do të humbasësh”, citojnë mediat serbe Vuçiqin t’i ketë thënë Pacollit.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: “A je lodh nga të gjitha ato takime”, duke aluduar në takimet që Vuçiqi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Presidenti Thaçi nuk ishte përfshirë në këtë muhabet. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.

Deri te takimi i Vuçiqit dhe Daçiqit me Pacollin dhe Thaçin kishte ardhur pasi që Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka bërë që Vuçiq dhe Daçiq të reagojnë si të çmendur.

“Antarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë temë e të gjitha takimeve të presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë në Nju Jork ditëve të kaluara”, shkruajnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

“Shqiptarët pas vetës i kanë muskujt e fuqive të mëdha, por Serbia do të luftojë”, ka thënë Vuçiq, kurse Daçiq ka thënë se “ata nuk i kanë votat e mjaftueshme për UNESCO”.

“Pacolli mendon se gjithçka me para zgjidhet, por nuk është bash ashtu. Ne para dy vitesh i kemi mundur, edhe pse fuqitë më të mëdha i mbështesnin”, ka thënë Daçiq.

Në muaj nëntor bëhet votimi në UNESCO, mirëpo Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarësim. 

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori