LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, gjeneralmajorin Timothy Orr

Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave, gjeneralmajorin Timothy Orr

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Gardës Kombëtare të Iowa-s, të prirë nga gjeneralmajori Timothy Orr.

Thaçi ka falënderuar gjeneralmajorin Orr për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s , që filimisht ishte përqendruar në bashkëpunim ushtarak.

“Ky bashkëpunim u zgjerua shumë shpejt në fusha të tjera. Sot, partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s është shndërruar në një model për të gjithë. Ky bashkëpunim është rritur edhe falë angazhimit tuaj të drejtpërdrejtë”, ka thënë Thaçi.


b4af4e0c-3ea4-45e9-9723-2b2667570504

Ai ka shtuar se si President i Kosovës do të mbështes çdo projekt dhe ide që del nga ky partneritet.

Ndërkaq, gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ka thënë se Kosova është vendlindja e tij e dytë. “Ajo që kemi arritur për pesë vjet të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s është e jashtëzakonshme. Por, pa mbështetjen tuaj zoti president, ky sukses nuk do të ishte kaq i madh”, ka thënë gjeneralmajori Orr.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar gjeneralmajorin Timothy Orr me Medaljen Presidenciale të Meritave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori