LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dekoroi drejtorin e GIZ-it me Medaljen Presidenciale Jubilare

Thaçi dekoroi drejtorin e GIZ-it me Medaljen Presidenciale Jubilare

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim lamtumirës e ka dekoruar drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ), James Macbeth Forbes, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, për kontributin e tij në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë dhe gjithë punëtorët e GIZ-it për punën dhe kontributin që kanë dhënë në një periudhë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit.


“Kontributi juaj dhe i gjithë punëtorëve të GIZ-it ka qenë shumë i rëndësishëm për forcimin e shtetndërtimit në Kosovë. GIZ-i ka ndarë shumë mjete financiare dhe ekspertizë profesionale, duke ndihmuar në forcimin e të gjitha fushave të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, drejtori i GIZ-it, James Macbeth Forbes, është shprehur falënderues për dekoratën, që sipas tij, i dedikohet të gjithë bashkëpunëtorëve të GIZ-it, që tash e shumë vite kanë punuar për jetësimin e projekteve të ndryshme.

Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Gjermaninë dhe e mirëpret ndihmën e saj, e cila është përcaktuese jo vetëm në rrafshin politik dhe të integrimeve evropiane, por edhe në atë ekonomik, në fushën e arsimit, ambientit dhe kulturës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori