LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: BE-ja duhet ta shohë Ballkanin si interes strategjik, e jo si proces teknik

Thaçi: BE-ja duhet ta shohë Ballkanin si interes strategjik, e jo si proces teknik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e ri për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Angelino Alfano.

Thaçi e falënderoi ministrin Alfano për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane.


Presidenti theksoi se Kosova ka arritur suksese të mëdha në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së vet, duke përmendur hyrjen në fuqi të MSA-së si konfirmimin më të mirë të këtyre sukseseve.

“Tani po punojmë për të ardhmen tonë në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të Kosovës, theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes vlerave evropiane.

“Ju po e zhvilloni një proces të përfarimit me Bashkimin Evropian në momentet më të vështira të tij”, u shpreh Angelino Alfano.

Presidenti Thaçi theksoi se Brukseli duhet t’i shikojë shtetet e Ballkanit si interes strategjik dhe jo si procese teknike për integrim.

“Ne ndajmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë, mirëpo Brukseli po vonohet me ne, sikur që është rasti me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, tha Thaçi.

Sipas tij, Bashkimit Evropian mund t’i kërkosh çdo gjë, por jo edhe shpejtësinë, sidomos tash kur është më së shumti e nevojshme, për shkak se antievropianizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi po rriten me hapa shumë më të shpejtë.

“Ne kemi konsensus politik dhe popullor kundër çdo ekstremizmi dhe radikalizmi, por edhe për përqafimin e vlerave euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori