LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i bashkohet 20 liderëve botërorë në inaugurimin e kanalit të Panamasë

Thaçi i bashkohet 20 liderëve botërorë në inaugurimin e kanalit të Panamasë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitave në shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës, të premten ai do të udhëtojë për në Panama.

Atje, Thaçi do t’i bashkohet më shumë se 20 liderëve botërorë të cilët do të marrin pjesë në inaugurimin zgjerimit të kanalit më të madh në botë, atij të Panamasë.


Përveç Thaçit, në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, si dhe më shumë se 9 presidentë, mbi 7 kryeministra, si dhe qindra përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Mësohet se në margjina të ceremonisë, Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale edhe me presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Pjesëmarrjen në këtë ceremoni tashmë e kanë konfirmuar edhe dhjetëra përfaqësues të shteteve të Amerikës Qendrore dhe asaj latine, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kanali i Panamasë është rruga e dytë më e madhe ujore në botë, e cila lehtëson qarkullimin e anijeve. Ky kanal është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër ngushticën e Panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor.

Kalimi i parë nëpër kanalin ujor është inauguruar në vitin 1914, në të cilin punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në vitin 1904 dhe në vitin 2014, Panamaja ka festuar 100 vjetorin e hapjes së tij.

Ky kanal ishte nën administrimin e SHBA-ve deri në vitin 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori