Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se ka shkelur marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian për të cilën ai në parim u pajtua në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
Pas kthimit nga Brukseli, Vuçiq të martën deklaroi Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por tha se “nuk dua dhe nuk mund të diskutoj për njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri Kurti, duke thënë se kjo do të bënte shkelje të Nenit 4 të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Nenti 4. të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.
Serbia's President vowed last night to oppose Kosova's membership in the UN. This would constitute a clear breach of Art. 4 of the EU proposal. Normalization of relations is possible only if both parties negotiate in good faith. Serbia has apparently decided not to do so.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 1, 2023
Në Nenin 4. të marrëveshjes sipas propozimit evropian thuhet se “Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, Vuçiq tha se të hënën në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.
“Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.
Kurti, ka thënë të mërkurën se Kosova është rrëfim suksesi dhe vend normal demokratik, por se marrëdhëniet me Serbinë nuk i ka normale.
“Duhet të normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë, si pjesë qendrore. Kjo është thënë nga presidenti amerikan, Joe Biden, nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kancelari gjerman, Olaf Scholz, që njohja e ndërsjellë është pjesa thelbësore për normalizim të plotë të marrëdhënieve, për çka jemi duke punuar me shumë zell”, ka thënë Kurti në Forumin Ekonomik, që është duke u mbajtur në Shkup.
Ai ka përmendur se si Kosova, ashtu edhe Serbia e kanë pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame