Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviq Iviq – psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945. Ajo tha se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik.
Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’, Rashkoviq Iviq tha se kjo deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.
“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviq Iviq, transmeton Telegrafi.
Siç raporton “Danas”, në pyetjen nëse presidenti Vuçiq duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes psikiatrike për shkak të një deklarate të tillë, Rashkoviq Iviq tha se, si psikiatër, ajo nuk do të mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa një ekzaminim paraprak të tij.
“Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak ‘tet a tet’. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej”, shpjegoi deputetja, psikiatre.
Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiq nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.
“Vuçiq e pranoi planin franko-gjerman dhe tani po thotë se fëmijët serbë janë gati të vdesin kundër atyre me të cilët ai është pajtuar me atë plan”, tha Rashkoviq Iviq.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se situata në Kosovë është “tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin, sepse të gjithë janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”.
“Nuk e duroj dot më fizikisht. Nuk mund të fle asnjë natë. Sepse ndryshe nga ju, unë e di se çfarë ndodh çdo natë në veri të Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijët e moshës 12, 13 vjeç janë gati të vdesin, gjë që duhet ta parandalojmë. Janë ngopur me Kurtin”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë