LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: “Fitch” i konfirmoi reformat fiskale të zbatuara me sukses

Tevdovski: “Fitch” i konfirmoi reformat fiskale të zbatuara me sukses

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski deklaroi se “Agjencia kreditore ‘Fitch’ e konfirmoi udhëheqjen e suksesshme të politikës fiskale, duke theksuar reformat në sistemin e financimeve publike si reforma pensionare, sistemi i furnizimeve publike dhe rregulla fiskale për komunat”.

Sot agjencia “Fitch” e konfirmoi renditjen kredituese të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Fitch” e konfirmoi renditjen kredituese për Maqedoninë
Lexo po ashtu “Fitch” e konfirmoi renditjen kredituese për Maqedoninë

“Agjencia kreditore ‘Fitch’ e konfirmoi udhëheqjen e politikës fiskale të suksesshme. Kryesisht ata theksojnë reformat në sistemin e financave publike, më pastaj theks të veçantë vendos reformën në sistemin e furnizimeve publike, reformën pensionare dhe rregullat fiskale që u vendos në komunat. Reformat bashkërisht me stabilizimin e gjendjes politike, ‘Fitch’ thotë se do ta rrisin aktivitetin ekonomik dhe në raport shumë qartë është potencuar kontributi pozitiv që pritet me asfaltimin e rrugës në NATO. Ne nuk do të mbesim këtu. Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë me zbatimin e reformave”, thotë Tevdovski./Telegrafi/