LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, ndizen mbeturinat në deponitë e egra

Tetovë, ndizen mbeturinat në deponitë e egra
Pamje nga një deponi ilegale

Jo vetëm që nuk janë larguar, por tashmë të njëjtat kanë filluar të ndizen. Kështu ndodh me mbeturinat në deponitë e egra nëpër vendbanimet rurale të rajonit më të gjerë të Pollogut. Pamjet nga ndezja e mbeturinave janë hasur në rrugën rajonale Leshkë-Shemshovë afër fshatit Zhilcë të Komunës së Jegunocit. Dukuria e këtillë haset në këtë periudhë kur edhe fillojnë punë pranverore në bujqësi. Pasi që mbeturinat janë hedhur fare pranë pronave bujqësore, bujqit për të arritur tek arrat e tyre janë të detyruar që këto mbeturina t’i ndezin me qëllim që të kenë qasje më të lehtë tek pronat e tyre. Në këtë zonë të Pollogut janë me dhjetëra deponi të egra për të cilët gazeta Koha ka kohë që raporton në vazhdimësi.

Gjendja më e rëndë paraqitet në zonën e tre komunave të Pollogut, respektivisht në Komunën e Tearcës, Zhelinës dhe Jegunocit. Në këtë të fundit, gjendja është më e rënduar pasi që janë shumë deponi të egra përgjatë rrugës në dalje të Shemshovës për në fshatrat Siriçinë dhe Tudencë. Banorë të këtyre zonave theksojnë se gjendja e këtillë është evidente ndër vite me deponitë e egra në këtë rajon. Më vështirë e kanë ata banorë që shtëpitë e tyre ndodhen në periferi të fshatit Shemshovë, sepse çdo ditë kundërmon erë e rëndë nga mbeturinat.

“Jemi të detyruar që dritaret t’i mbajmë mbyllur gjatë tërë kohës nga era e rëndë që vjen nga mbeturinat që ndodhen disa metra larg shtëpive tona. Ndodh shpesh herë që këto mbeturina të ndizen dhe atëherë gjendja është tepër e vështirë, sepse edhe në oborr nuk mund të qëndrojmë nga era e pakëndshme”, thotë një banorë i kësaj rrethine.


Nga pushtet lokale në këto komuna theksojnë se të njëjtat pastrohen, por krijohen sërish nga persona të pandërgjegjshëm. Sipas tyre, veprimet e këtilla janë të papranueshme ngase vendi i mbeturinave nuk është përgjatë rrugëve, sepse ka vende adekuate për të njëjtat. Por deri më tani nuk ka asnjë dënim të shqiptuar për këto lloj vepra që dëmtojnë pronat publike, sidomos me hedhjen e mbeturinave. Inspektoratet e ambientit jetësor së bashku me krerët e komunave vazhdojnë të neglizhojnë këtë problematikë, kurse nga ana tjetër Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon me mospërfilljen e pyetjeve të dërguara në adresë të tyre lidhur me këtë problematikë në komunat rurale. Nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës theksojnë se dukuria e djegies së mbeturinave haset në shumë vende të Pollogut.

“Nga fillimi i këtij viti kemi mbi 40 raste të intervenimeve në hapësirë respektivisht në pyje dhe fusha, ku digjen mbeturina dhe mbetje tjera. Aktualisht kemi me dhjetëra zjarre të këtilla ku intervenojmë në shuarjen e tyre” thotë Uka Aliti, komandant i njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë. Ai pohon se zjarret e këtilla janë të qëllimshme dhe shkaktohen nga faktori njeri./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori