LAJMI I FUNDIT:

Tetova dhe Gostivari morën mesazhin: Parkoje veturën tënde në mënyrë të rregullt (Foto)

Tetova dhe Gostivari morën mesazhin: Parkoje veturën tënde në mënyrë të rregullt (Foto)

Javën e kaluar në Gostivar dhe në Tetovë, Lëviz me Gisht i vuri në lëvizje qytetarët duke i rikujtuar për përgjegjësinë e tyre për sigurinë dhe rendin në komunikacion. Aksioni i pazakontë guerilë qëllimi i të cilit ishte të ndikojë në ngritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së kulturës në komunikacion, nxiti reagime shumë pozitive te qytetarët.

Të nxitur nga ankesat dhe komentet e shumta qytetare për vënien e rendit në komunikacion për shkak të parkimit të parregullt të automjeteve në këto qytete, Lëviz me gisht, në mënyrë kreative u sugjeroi vozitësve të pandërgjegjshëm për parkimin e papërshtatshëm, duke i shënuar me vija të kuqe të dukshme dhe me mesazh se përgjegjësia për sigurinë në komunikacion është përgjegjësi e secilit qytetar.


Mesazhi “Është koha ta ngresh frenin e dorës për shkak se qyteti nuk është një vendparkim i madh!” i preku qindra automobila të parkuar jashtë rregullave dhe kalimtarët të cilët për së afërmi u njoftuan me aksionin. Aksioni tërhoqi vëmendje të madhe dhe njëkohësisht i detyroi vozitësit ti riparkojnë automjetet në vende përkatëse për parkim. Gostivarasit dhe tetovarët lëvizën me gisht dhe treguan se nevojitet pak që të bëjmë shumë.

Me këtë eveniment, Lëviz me gisht vazhdoi me aktivitetet për ngritjen e vetëdijes të qytetarëve për mundësitë e ndryshme për ndryshime shoqërore të cilat janë në fushëveprimin e çdo individi. “Ti e ke radhën” si slogan i fushatës e thërret çdo qytetar ta japë idenë e vet, të inkuadrohet dhe të realizojë aktivitete me qëllim që të japë kontribut të caktuar në bashkësinë ku jeton.

Më shumë informata për atë se si mund të inkuadrohet secili, njëkohësisht edhe detaje rreth aktiviteteve paraprake dhe të ardhshme të Lëviz me gisht janë në dispozicion KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori