Tetë simptoma të pazakonta për të cilat as që do t’ju shkojë mendja që tregojnë – shtatzëninë

Ëndrra të çuditshme janë vetëm njëra ndër to
A keni përjetuar diçka të pazakontë në shtatzëni, për të cilën miket tuaja nuk janë ankuar?
Shumica e simptomave të rralla gjatë shtatzënisë janë plotësisht të padëmshme për shëndetin e nënës dhe foshnjës, por fakti që një numër i madh i nënave të ardhshme nuk i përjetojnë ato i bën ato paksa të frikshme.
Shikoni cilët janë ata tregues më pak të njohur, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë janë aq realiste saqë keni përshtypjen që ajo vërtet ndodh, ndërsa ndonjëherë janë aq të çuditshme dhe bizare saqë, derisa jeni duke ëndërruar, jeni të vetëdijshme që e gjitha është vetëm një ëndërr.
Rrjedhja e hundëve
Për shkak të punës së ndryshuar të hormoneve, mukoza e hundës ndonjëherë fryhet dhe prodhimi i sekrecionit të mukozës rritet.
Gjakrrjedhja e mishrave të dhëmbëve
Gjatë shtatzënisë, qarkullimi i gjakut është më i shpejtë dhe në shtatzëni, nganjëherë ndodh periodontiti, prandaj mishrat janë më të ndjeshëm ndaj baktereve.
Zëri i thellë dhe i ngjirur
Kjo është krejtësisht normale për gratë shtatzëna që t’u ënjtjen kordat e zërit, e cila përkohësisht ndryshon ngjyrën e zërit. Ky fenomen i pazakontë mund të zgjasë deri në lindjen e fëmijës.
Ashtu si në rastin e rrjedhjeve, ky fenomen i pazakontë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale.
Ndryshimet e lëkurës
Nëse lëkura juaj është më e errët ose e kuqe vende-vende ose keni një vijë të errët (linea negra) në stomak, mos u shqetësoni. Këto janë simptoma krejtësisht normale të shtatzënisë.
Nëse rastësisht lëshoni gazra ose vëreni mospërmbajtje (urinim i pavullnetshëm) ndërsa qeshni, teshtini ose kolliteni, nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar.
Këmbët e fryra
Kjo simptomë relativisht e njohur mund të jetë plotësisht e padëmshme, por nuk është e pamundur që të jetë një tregues i preeklampsisë. /Telegrafi/



















































