LAJMI I FUNDIT:

Tetë propozime mode për dimër: Ngrohtë, komoditet dhe elegancë!

Tetë propozime mode për dimër: Ngrohtë, komoditet dhe elegancë!

Kur temperaturat bien nën zero gradë, koha është për gardërobë dimri.

Kur është fjala për gardërobën, rrobat e dimrit për shumicën janë të preferuara – të ngrohta, të buta, të leshta dhe komode! – transmeton Telegrafi.


Xhemperët me ngjyra, dezenë dhe gjatësi të ndryshme janë pjesë kryesore të rrobave të gardërobës gjatë ditëve të ftohta. Mund të kombinohen me gete të trasha, xhinse dhe funde.

Mund të vishen gjithsesi edhe xhemperët e ngrohtë me fyt.

Për damat të cilat nuk munden pa funde dhe fustane, dimri sjell edhe modele të shumta dhe interesante. Prej fustaneve të leshta deri te gjunjët, por edhe funde mini.

Detaj ideal bashkë me to janë edhe getet e të gjitha ngjyrave, mirëpo megjithatë dominon pashmangshëm ngjyra e zezë.

Edhe disa propozime, shikoni në vazhdim.

/Telegrafi/