LAJMI I FUNDIT:

Tetë klube në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, katër prej tyre i ka drejtuar vetëm një trajner

Tetë klube në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, katër prej tyre i ka drejtuar vetëm një trajner

Tetë klube kanë mbetur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

E katër prej tyre kanë një të përbashkët, përkatësisht janë udhëhequr prej të njëjtit trajner.

Claudio Ranieri ka qenë menaxher i shumë klubeve të mëdha gjatë karrierës por, kampion për herë të parë është shpallur vitin e kaluar Leicester Cityn, transmeton Telegrafi.


Por, italiani ka qenë menaxher edhe i Atletico Madridit në vitet 1999-2000, Juventusit 2007-2009, Monacos 2012-2014 dhe së fundi i Leicesterit.

Aktualisht italiani është pa klub pas shkarkimit nga kampionët aktual të Ligës Premier. /Telegrafi/