Në kinemanë më të madhe në vend, "Cineplexx Kosova", do të jepet premierë më 17 maj filmi "Dead Pool 2".

"Dead Pool 2" është një film me një superhero amerikan i bazuar në karakterin Marvel Comics. Ky film ka për qëllim të jetë kasti i njëmbëdhjetë në serinë e filmave "X-Men" dhe një vazhdim i filmit "Dead Pool 1" të vitit 2016. Regjisor i filmit është David Leitch.


Telegrafi Events dhuron tetë bileta falas për premierën e këtij filmi, i cili shfaqet më 17 maj, në orën 19:40.

Personat fatlumë do t'i fitojnë nga dy bileta në mënyrë krejt të rastësishme.

Për tu bërë pjesë e lojës, duhet së pari të hyni në faqen Telegrafi Events në Facebook, dhe më pas ta shpërndani postimin e lojës shpërblyese (Kujdes: Duhet të jetë profil publik)

Hapi tjetër është se duhet të bëni një pëlqim në faqen Cineplexx Kosovo dhe në Facebook.

Shpallja e fituesve bëhet më 15 maj 2018 (e martë). /Telegrafi/