LAJMI I FUNDIT:

Tetë aktivistë shqiptarë të komunitetit LGBTQ u sulmuan fizikisht në Beograd

Tetë aktivistë shqiptarë të komunitetit LGBTQ u sulmuan fizikisht në Beograd

Gazetari Idro Seferi ka thënë se tetë aktivistë nga Shqipëria të komunitetit LGBT janë sulmuar fizikisht duke u kthyer nga marshimi EuroPride 2022 në Beograd të Serbisë.

Seferi shkroi në llogarinë e tij në Facebook se dy prej aktivistëve janë lënduar rëndë, derisa kanë marrë trajtim nga mjekët e urgjencës.

“Tetë aktivistë nga Shqipëria të komunitetit LGBT janë sulmuar fizikisht dhe rrahur duke u kthyer nga Euro Pride 2022 ne Beograd. Aktivistet nga Tirana ishin pa përcjellje të policisë drejt hotelit te tyre. Dy prej tyre janë lënduar me rënd dhe sapo u morën për një vizitë nga mjekët e emergjencës. Aktivistët tjerë nuk janë lënduar rënd, por kane dhimbje koke dhe kane kaluar momente shoku. Mjeket janë duke parë nivelin e lëndimeve te tyre. Policia ka arritur ne vendin e ngjarjes. Të gjithë aktivistet janë mirë”, ka shkruar ai.


Tutje, gazetari potencoi se aktivistët u sulmuan nga një grup prej 10 personash.

Ndryshe, policia u përplas me protestuesit e krahut të djathtë të shtunën, derisa mijëra njerëz iu bashkuan një marshimi të LGBTQ në Serbi për të shënuar fundin e javës EuroPride, një ngjarje e organizuar në një qytet të ndryshëm evropian çdo vit.

Siç raportohet, policia u përplas me dy grupe të krahut të djathtë që përpiqeshin të pengonin marshimin, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiç, duke shtuar se 10 policë u lënduan lehtë, pesë makina policie u dëmtuan dhe 64 protestues u arrestuan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori