LAJMI I FUNDIT:

Testohen 36 persona të cilët ishin në karantinë, një prej tyre del pozitiv me COVID-19

Testohen 36 persona të cilët ishin në karantinë, një prej tyre del pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë ditës së premte IKSHPK ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve dhe se 35 prej tyre kanë rezultuar negativ në Covid-19 dhe një pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë njofton se personi i cili ka rezultuar pozitiv është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit, kurse 1 tjetër (edhe pse ka rezultuar negativ në Covid-19) është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore të natyrës ortopedike, transmeton Telegrafi.


“Grupi prej 33 personave janë liruar sot të shkojnë në shtëpi, dhe janë të rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë”, thuhet në njoftim.

Ministria bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 98 persona të tjerë, të cilët në QS janë karantinuar me datën 20 mars 2020.

Personat që rezultojnë negativ në Covid-19 pritet të lirohen nesër në shtëpi, gjithashtu, duke u rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.

“Kurse, gjatë ditës së diel, pritet të testohen 33 persona të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020. Pra, ashtu si janë vendosur në karantinë, me atë renditje edhe bëhet testimi dhe nxjerrja e tyre nga karantina e personave që rezultojnë negative në Covid-19”, vijon njoftimi.

MSH u bën thirrje personave që lëshohen në shtëpi, që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat e vetizolimit shtëpiak, duke mbrojtur veten dhe të afërmit përreth, derisa të karantinuarve u bën thirrje për më shumë mirëkuptim deri në testimin dhe lirimin e tyre nga karantina.

Përndryshe, në karantinën e QS janë mbi 500 persona të karantinuar, shumica prej të cilave pritet të lirohen ditëve në vijim, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori