Tesla fillon heqjen e sensorëve “ultrasonik” nga veturat Model Y në tregun kinez

Tesla Model Y, e prodhuar në Shangai është automjeti më i fundit që heq sensorët e tij ultrasonikë (USS) si pjesë e programit të vazhdueshëm Tesla Vision të Tesla-s. Sensorët ishin një teknologji shumë e dobishme që e bënte parkimin në hapësira të ngushta shumë të lehtë. Ato përdoren kryesisht për të treguar pengesat tek shoferi.
Vitin e kaluar, Tesla filloi heqjen e sensorëve nga makinat Model 3 dhe Model Y në SHBA dhe Evropë. Fabrika më e fundit që ka zbatuar përmirësimin dhe ka ndërruar USS-në me kamera moderne është Giga Shanghai. Tesla është i sigurt se mbështetja vetëm në vizionin e kamerës është veprim i duhur.
Eliminimi i sensorëve ultrasonikë padyshim që e bën prodhimin më të thjeshtë dhe meqenëse sensorët nuk kanë nevojë të programohen për të funksionuar me kamerat, kodimi është gjithashtu më i thjeshtë. Pavarësisht performancës së shkëlqyer të sensorëve, ata nuk janë pa të meta. Ato shpesh nuk funksionojnë, dalin jashtë kontrollit nëse lihen në diell për një kohë të gjatë dhe dëmtohen lehtësisht nga gunga më e vogël, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Tesla duhej të kërkonte zyrtarisht një rishikim në specifikimet e automjeteve nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit kineze. Tani mund të shohim parakolpet e rrotave të reja të Model Y pa sensorë falë kësaj qasjeje.
Tesla Model S dhe Model X do të jenë automjetet e radhës që do t’u hiqen sensorët. Kompania dëshiron të konvertojë të gjitha veturat e saj elektrike në teknologjinë “vision-only”, me kamerat që shërbejnë si ndihma e vetme e shoferit në të gjitha kushtet dhe manovrat e trafikut.
Tesla përditëson rregullisht linjën e saj; ndërsa teknologjia përparon çdo ditë e më shumë, automjet përparojnë po ashtu. Ne veçse kemi parë veturën Model 3 të përditësuar të quajtur Project Highland që do të debutojë së shpejti. Model Y Project Juniper do ta ndjekë atë vitin e ardhshëm.
Tesla Model Y është padyshim SUV-i elektrik më i pëlqyer në mbarë botën, madje edhe në Kinë. Kompania shiti 315,314 njësi të Model Y vitin e kaluar në Kinë, duke e bërë atë veturën elektrike më të shitur në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Volvo më i shitur në një edicion të ri
Çfarë përdorin gjermanët në dimër për të spërkatur rrugët?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit