LAJMI I FUNDIT:

Tërnava: Djegia e xhamisë 454 vjeçare në Vërboc, vepër kriminale

Tërnava: Djegia e xhamisë 454 vjeçare në Vërboc, vepër kriminale

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar për së afërmi xhaminë e djegur të Verbocit të Drenasit, duke e quajtur vepër kriminale.

Myftiu ka thënë se kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë.


Ai po ashtu ka kërkuar që kryerësi i kësaj vepre të dal sa më parë para drejtësisë.

I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci
Lexo po ashtu I vihet flaka xhamisë në Vërbovc të Drenasit, reagon Lladrovci

Myftiu i vendit, Naim Tërnava, më tutje ka thënë se arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur.

MPBAP: Dëmtimi e djegia e xhamisë në Vërboc të Drenasit, akt vandal e i papranueshëm
Lexo po ashtu MPBAP: Dëmtimi e djegia e xhamisë në Vërboc të Drenasit, akt vandal e i papranueshëm

Imami i këtij fshati, Driton ef.Kastrati, thotë se ngjarja kishte ndodhur të premten menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut. Në anën tjetër xhamia e re e ndërtuar shumë afër xhamisë së vjetër, sipas imamit nuk ka pësuar dëmtime me përjashtim të disa xhamave.

Kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.

Ndërkohë që xhamia e re në këtë fshat është ndërtuar në vitin 2014 dhe është shumë afër xhamisë së vjetër. Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur për vizitorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori