LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti me magnitudë 4.7 e ka goditur pjesën perëndimore të Iranit

Tërmeti me magnitudë 4.7 e ka goditur pjesën perëndimore të Iranit

Gjatë ditës së sotme, Irani është goditur nga një termet me magnitudë 4.7, derisa dridhjet më të mëdha janë ndjerë në pjesën perëndimore Khoy.

Agjencia turke për regjistrimin e tërmeteve, ka bërë të ditur se dridhjet e para janë shënuar në orën 05:23, ndërsa raportohet se thellësia e tërmetit ishte deri në 6.75 kilometra, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, nuk ka të dhëna lidhur me pasojat që ka mundur t’i shkaktonte ky tërmet, si të lënduar, apo dëmtime pronash.

Irani është një zonë shumë sizmike, ku tërmetet ndodhi shpesh dhe janë mjaft shkatërruese.

Ky tërmet, vjen në kohën kur në Iran është përhapur pandemia e coronavirusit, që ua ka marrë jetën 4,357 personave, derisa 70,029 janë të infektuar. /Telegrafi/