LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Islandë, deputeti detyrohet ta lë fjalimin në gjysmë – largohet me shpejtësi nga foltorja

Tërmet i fuqishëm në Islandë, deputeti detyrohet ta lë fjalimin në gjysmë – largohet me shpejtësi nga foltorja

Një tërmet me fuqi prej 5.7 mangitudë ka goditur pjesën jugperëndimore të Islandës, duke bërë që pothuajse çdo objekt të lëkundet.

E një gjë e tillë është vërejtur më së shumti në kryeqytetin Reykjavik, ku deputetët që ishin brenda sallës së Kuvendit mbetën të frikësuar nga lëkundjet e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Sipas Institutit meteorologjik të Islandës, tërmeti kishte ndodhur në ora 13:43 dhe ishte pasuar me më shumë se 100 tërmete tjera, me fuqi të vogël.


Mediat lokale nuk raportojnë për lëndime të qytetarëve apo dëmet materiale, ndërsa një video e publikuar në internet shfaq deputetin Helgi Hrafn Gunnarsson nga Pirata, i cili e lë fjalimin e tij në gjysmë sapo ndjenë lëkundjet e para dhe largohet me shpejtësi nga foltorja.

Por është interesant se si kryeparlamentari Steingrumur J Sigfusson arrin të ruaj qetësinë dhe të mos lëviz fare nga karrigia në të cilën ishte ulur – madje u bëri thirrje deputetëve të qëndrojnë ulur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori