LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqen të gjitha llojet e produktit “Kinder” nga tregu i Maqedonisë

Tërhiqen të gjitha llojet e produktit “Kinder” nga tregu i Maqedonisë

“Atlantic Trade Skopje Sh.P.K Shkup” njofton se si distributor i gamës së kompanisë “Ferrero” në vend, me kërkesë të prodhuesit “Ferrero”, zgjeron tërheqjen nga tregu të gjithë prodhimit të “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”.

Kompania thekson se vetëm ato produkte që prodhohen në Arlon në Belgjikë janë subjekt i tërheqjes nga tregu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë në kumtesë, në kuadër të testimit të vazhdueshëm të salmonelës në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë ushqimore, Ferrero po mbyll përkohësisht fabrikën e saj në Arlon, Belgjikë. Me efekt të menjëhershëm, i gjithë prodhimi i “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”, nga Arlon, do të ndërpritet.


“Si distributor i përgjegjshëm, marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur besimin e plotë nga klientët dhe për të vepruar në tërheqjen e shpejtë të produkteve të listuara nga tregu. Kërkojmë nga konsumatorët nëse tashmë kanë ndonjë nga produktet e mësipërme, të mos e konsumojnë atë. Ata mund ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë, si dhe të kontaktojnë ekipin e kujdesit ndaj konsumatorit në potrosacki-servis@ferrero.com”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori